Komisioni Evropian ka propozuar që vendet e reja anëtare të mbeten nën mbikëqyrje të shtuar për sundimin e ligjit deri në 15 vjet pas anëtarësimit, me mundësi pezullimi fondesh apo të drejtës së votës përmes shumicës së kualifikuar. Raporti vjetor i KE-së për sundimin e ligjit tashmë mbulon edhe katër vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

Burimi: Portalb.mk