Bashkimi Evropian i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura, që i hapën rrugën projektit të ndërtimit në Zvërnec, dhe që projekti — i lidhur me dhëndrin e presidentit Trump — të rivlerësohet sipas standardeve evropiane.

Kërkesat u artikuluan të enjten në Tiranë nga ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, gjatë dorëzimit të Progresraportit 2026, i cili konstaton përparim të kufizuar në mjedis dhe dobësim të garancive për mbrojtjen e natyrës.

Kryeministri Edi Rama pranoi se raporti ngre “shqetësime serioze”, por këmbëngul se projekti i Zvërnecit do të bëhet pavarësisht kundërshtimeve. Ndryshimet ligjore u bënë shkak për shpërthimin e protestave qytetare kundër qeverisë prej majit të këtij viti.

Burimi: Shqiperia.com