Revolta studentore nuk ka të ndalur, ndërsa gjatë protestës së sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka pasur edhe përshkallëzim të situatës.

Gjatë përplasjeve dhe tensioneve ka pasur edhe efektivë të lënduar: mbrëmjen e sotme, në një moment kur shpërtheu zjarri, një efektiv që ishte aty pranë u përfshi nga flakët te këmba. Situata u vendos menjëherë në kontroll pasi zjarri u shua shpejt.

Por një reagim jo normal ka ardhur nga bashkëshortja e efektivit. Gjatë një komunikimi për gazetarët ajo ka kërcënuar dhe është shprehur: “do t’i shuaj të gjithë familjen atij që e ka bërë”.

“Nëse tim shoqi i ndodh gjë, atij studenti që do t’i shuaj unë të gjithë familjes. Është dëmtuar”, është shprehur ajo.

Burimi: Report TV