Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut me 2.9% këtë vit, 0.1 pikë përqindje më pak se parashikimi i mëparshëm, ndërsa për vitet 2027 dhe 2028 pritet rritje prej 3%.
Sipas raportit të rregullt ekonomik për rajonin, rritja në Ballkanin Perëndimor do të vazhdojë të ngadalësohet në 2026 dhe 2027, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, inflacionit të vazhdueshëm dhe pasigurisë globale në rritje.
Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, theksoi se progresi afatgjatë varet nga krijimi i vendeve të reja të punës dhe integrimi i grave e të rinjve në tregun e punës.
Burimi: Telegrafi




Leave a Reply