Drejtoria e Antimafias së Milanos, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, ekzekutoi operacionin e koduar “Caveau 38” kundër një organizate kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.
Grupi dyshohet se trafikoi rreth 240 kilogramë kokainë mes Italisë, Holandës, Gjermanisë dhe Shqipërisë dhe transferoi në Shqipëri mbi 14 milionë euro cash gjatë periudhës 2019–2022. Paratë pastroheshin përmes blerjes së rreth 8 kilogramëve shufra ari në Milano dhe Alessandria, si dhe investimeve në pasuri të paluajtshme; dy kompani në Lecco u sekuestruan dhe u vendosën nën administratorë gjyqësorë.
Hetimi u krye nga një ekip i përbashkët hetimor me SPAK-un. U sekuestruan mbi 1,5 milionë euro cash dhe rreth 32 kilogramë drogë, 6 persona u arrestuan në flagrancë dhe 52 individë janë nën hetim.
Burimi: JavaNews



