Tridhjetë e pesë vjet pas koncertit të tyre të parë në Teatrin “Skampa”, grupi legjendar elbasanas Akullthyesit u rikthye në skenën ku nisi një nga kapitujt më domethënës të historisë së tij artistike. Mbrëmja e 9 tetorit 2026 shënoi një takim të veçantë mes muzikës, nostalgjisë dhe historisë, duke rikthyer në vëmendjen e publikut një emër që la gjurmë në zhvillimin e rock-ut elbasanas dhe në kujtesën muzikore të një brezi të tërë.

Nuk ishte thjesht një performancë muzikore, por një udhëtim në kohë dhe një mundësi për t’u ritakuar me tingujt, emocionet dhe atmosferën e një periudhe kur rock-u përfaqësonte një frymë të re në jetën artistike shqiptare. Në qendër të kësaj mbrëmjeje ishte Ymer Ashiku, vokalisti dhe një nga figurat më të njohura të Akullthyesit, i cili, së bashku me formacionin aktual të grupit, riktheu në skenë energjinë karakteristike të një muzike që u bë pjesë e identitetit të një brezi.

Me flokë të gjata e rebelë, Akullthyesit ishin ndër grupet e para të rrokut të krijuar në Shqipëri. Me tekste që guxonin dhe muzikë shpërthyese, ata ngritën peshë rininë e asaj kohe. Rikthimi i vlerave dhe talenteve mbetet një nga misionet e Qendrës së Artit në Elbasan, ndërsa muzika rock ngriti në peshë publikun.

Dhe si për suprizë të organizatorëve, koncerti i cili pritej të thërriste të rinjtë e viteve ’90, bëri bashkë edhe të rinjtë e viteve 2000, duke vërtetuar edhe një herë se vetëm arti ka magjinë të bashkojë brezat.

Burimi: albaniaexpress.al