Pas shpërndarjes së turmës në bulevard, policia e ka kthyer aksionin në rrugët e Tiranës. Një furgon policie plot me efektivë të FNSH-së ndërmori një ofensivë për t’iu afruar protestuesve për arrestime, por në momentin që u afrua protestuesit goditën me gurë dhe u larguan me shpejtësi, duke i shpëtuar arrestimit.

Sipas report.al, nga godina e Kryeministrisë janë nisur autokolona me forca speciale — efektivë me uniformë DHE civilë — që kanë vijuar ndjekjen e të rinjve në disa zona të Tiranës; disa protestues janë goditur me shkopinj gome, grushte e shkelma, siç duket edhe nga videot.

Burimi: Top Channel / report.al