Në Tetovë u zhvillua një takim mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, si dhe përfaqësuesve drejtues të dy subjekteve politike.
Në fokus të diskutimeve ishin zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat mbahen më 18 tetor 2026. Dy liderët diskutuan për koordinimin e aktiviteteve në terren dhe angazhimin e strukturave të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në mbështetje të kandidatit Arkin Jahiji.
Në takim u përcaktuan edhe hapat e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe organizimit në prag të procesit zgjedhor.
Burimi: AlbTime




Leave a Reply