Shkup, 10 tetor – Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka akuzuar koalicionin VLEN se ka ndryshuar qëndrimin për ndryshimet kushtetuese dhe se premtimet për realizimin e tyre kanë mbetur pa u përmbushur.

Ademi u shpreh pesimist sa i takon bisedimeve me Bullgarinë për zhbllokimin e procesit integrues, duke kujtuar angazhimin e BDI-së që në zgjedhjet e vitit 2024 me sloganin “Jo Rusisë, Po Evropës”.

Sipas Ademit, VLEN-i premtonte se pa ndryshime kushtetuese nuk hyn në qeveri, e më pas kërkonte afate: tre muaj, gjashtë muaj, një vit – ndërsa dy vjet e gjysmë kaluan pa rezultat.

“Ky proces lë shumë për të dëshiruar”, tha Ademi, duke pyetur kush do të bëjë presion dhe kush do ta udhëheqë procesin.

Burimi: PressOnline