Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar në Polici provat për profile në Facebook që bëjnë thirrje publike për vrasjen e Ramush dhe Daut Haradinajt, duke e quajtur fushatë të orkestruar dhe të rrezikshme.

Zëdhënësi i partisë, Kushtrim Xhemaili, veçoi një profil të rremë me emrin “Besmir Kelmendi” që, sipas tij, po e lidh qëllimisht familjen Haradinaj me rastin tragjik në Pejë.

Aleanca paralajmëroi ndjekje ligjore deri në fund ndaj autorëve dhe nxitësve të këtyre kërcënimeve.

Burimi: Koha.net