Kina po zhvillon një stërvitje amfibe disajavore në provincën Fujian, përballë Tajvanit, duke testuar një metodë të re zbarkimi: lidhjen e anijeve civile në një urë lundruese të improvizuar. Këtë e tregojnë imazhe satelitore dhe një raport i kompanisë inqiniSPACE, të shqyrtuara nga agjencia Reuters.
Stërvitja u vu re për herë të parë më 1 nëntor në Gjirin Dacheng, vetëm 280 kilometra nga ishulli kryesor i Tajvanit, dhe një zyrtar i lartë i sigurisë konfirmoi të premten se ajo vazhdon ende. Analiza e imazheve të 1–16 nëntorit tregoi anijet duke formuar dhe çmontuar një urë lundruese rreth 800 metra të gjatë. Morën pjesë tetë anije civile — katër maune, dy gjysmë-zhytëse dhe dy me motor — si dhe katër mjete zbarkimi dhe anije të marinës kineze.
Sipas raportit, stërvitja synon “marrjen e shpejtë të ishujve të vegjël” dhe është e synuar për skenarët e zinxhirit të parë ishullor, që përfshin Japoninë, Tajvanin dhe Filipinet. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se është në dijeni të aktivitetit dhe po vlerëson pasojat për sigurinë në Ngushticën e Tajvanit, ndërsa Kina e quan stërvitjen “plotësisht legjitime dhe të arsyeshme”.
Burimi: Reuters



