Dogana e Kosovës parandaloi një rast deklarimi të pasaktë në pikën kufitare të Vërmicës, ku gjatë kontrollit të një kamioni u zbuluan 1.036 palë këpucë dhe 2.980 copë veshmbathje të padeklaruara, pothuajse të gjitha me marka tregtare të mbrojtura.
Rasti u zbulua pasi pesha e kamionit rezultoi më e rëndë sesa ishte deklaruar. Vlera e mallrave vlerësohet në rreth 72.600 euro, pa detyrimet e importit.
Dogana njoftoi se procedura administrative është në vazhdim dhe organet kompetente janë njoftuar, duke rikujtuar se deklarimi i pasaktë përbën shkelje të Kodit Doganor dhe të Akcizave.
Burimi: Telegrafi



