Studentët në protestë kanë ndryshuar strategjinë: pas më shumë se 150 ditësh protestë të pandërprerë, tubimet kombëtare do të zhvillohen dy herë në javë — çdo të mërkurë dhe të shtunë, në orën 14:00.
Protesta e parë sipas kalendarit të ri është thirrur për të shtunën, më 7 nëntor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Në deklaratën e shpërndarë nga grupimi “Studentët në protestë” theksohet se kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa pushteti akuzohet se ka injoruar deri më tani kërkesat e protestuesve.
Studentët bëjnë me dije gjithashtu se do të vijojnë të mbështesin protestat e tjera qytetare kundër qeverisë, pavarësisht datës kur ato organizohen: “Lufta e shqiptarëve për demokraci vazhdon. Autokracia do të bjerë, ashtu siç ra edhe diktatura”.




Leave a Reply