Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë dorëzoi sot në Prokurorinë Speciale një denoncim lidhur me kontratën për ndriçimin publik “Smart”, për të cilën pretendon se ka pasur keqpërdorime dhe dëmtim të buxhetit të Komunës së Prishtinës.
Sipas përfaqësuesve të VV-së, Gëzim Sveçla dhe Ilir Kërçeli, dy kontratat e nënshkruara në korrik 2024 dhe prill 2025 kanë dallime të mëdha çmimesh për të njëjtat pozicione — nga 90 në 300 euro, apo nga 50 në 250 euro. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e quajti veprimin “show politik” të Vetëvendosjes.
Burimi: KOHA.net



