Banka e Shqipërisë i ka kërkuar qeverisë reformimin gradual të skemës së pensioneve, duke paralajmëruar se plakja e popullsisë dhe emigracioni po shtojnë presionin mbi financimin e saj.
Zëvendësguvernatorja Natasha Ahmetaj e ngriti shqetësimin gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit 2027 në Komisionin e Ekonomisë, duke theksuar se pakësimi i popullsisë në moshë pune do të ndikojë te fondet e pensioneve dhe të sigurimeve shëndetësore. Banka kërkon përshtatje graduale të skemës publike dhe zhvillimin e pensioneve plotësuese, për qëndrueshmërinë afatgjatë të sistemit.
Burimi: TIR-FAX



