Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale të nisë pa vonesa hetimet ndaj zyrtarëve të përfshirë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Ajo tha se rasti duhet të shërbejë që në të ardhmen të mos ketë zyrtarë që nuk e kryejnë punën e tyre, dhe u shpreh e shqetësuar që Këshilli Gjyqësor dhe Komuna e Pejës nuk kanë marrë masa ndaj zyrtarëve të tyre.
Seanca e radhës e Kuvendit mbahet të enjten, në orën 12:00, ku pritet të shqyrtohen dy projektligje dhe raporti i Auditimit për Buxhetin 2025.
Burimi: KOHA.net



