Përfundoi Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan, pjesë e Korridorit VIII, dhe segmenti është hapur për qarkullim. Lajmi u njoftua sot nga kryeministri Edi Rama me një video në rrjetet sociale.

Segmenti është 1,8 kilometra i gjatë, në krahun e majtë të lumit Shkumbin, dhe në kilometrin e 15-të përfshin një urë 330 metra të gjatë, si dhe tombino, mure mbajtëse dhe pritëse.

Rruga është pjesë e autostradës Elbasan–Rrogozhinë, e cila do të vazhdojë nga Ura e Grykshit drejt Peqinit dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit drejt bregdetit dhe Portit të ri të Porto Romanos.

Burimi: Tv Klan