Sipas një raporti të OECD-së, Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me AKSHI-n që kontrollon pjesën kryesore të zhvillimit dhe funksionimit të tyre.
Ky përqendrim ka mundësuar që rreth 95 për qind e shërbimeve të administratës qendrore të ofrohen plotësisht online në fund të vitit 2025, por ka krijuar varësi të lartë nga kapacitetet e një institucioni të vetëm.
Megjithatë, në treguesin europian DESI për disponueshmërinë e shërbimeve publike online, Shqipëria regjistron vetëm 61 pikë nga 100, pasi bashkitë dhe universitetet kanë mbetur pas.
Burimi: OraNews



