SPAK ka përfshirë në dosjen hetimore të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe të lidhura me llastik. Sipas dokumenteve të publikuara nga Report TV, fotoja i është dërguar përmes mesazhit WhatsApp mëngjesin e 17 korrikut 2021 nga Lavdrim Smone, bashkëshorti i sanitares që punonte në banesën e Ballukut në Tiranë — dhe SPAK dyshon se është shkrepur në ambientet e vilës F6 në kompleksin turistik “White Rocks” në Dhërmi.
Fotoja është pjesë e qindra komunikimeve dhe telefonatave të periudhës 2018–2025 që Prokuroria e Posaçme i përdor për të vërtetuar pronësinë faktike të vilës dykatëshe, të tipit “Begonia” (103 m², parcelë prej mbi 300 m²), e cila formalisht rezulton në emër të ish-futbollistit Igli Tare. Sipas hetimit, Balluku e ka frekuentuar pronën që prej qershorit 2019 dhe të paktën deri në shkurt-mars 2026; SPAK e vlerëson aktualisht vilën me 720 mijë euro. Vila është sekuestruar me vendim gjykate.




Leave a Reply