Protesta e sotme para Kryeministrisë është shoqëruar me incidente: policia ka hedhur spraj me piper drejt protestuesve, ndërsa sprajti goditi në sy gazetaren e Top News, Kleida Muka, e cila ishte në krye të detyrës, në raportim live. Protestuesit i erdhën në ndihmë me solucion fiziologjik, ndërsa më pas gazetarja u mor me ambulancë dhe u transportua në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas dokumentimit të Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, spraj me piper u përdor edhe ndaj gazetares Fjorela Beleshi dhe operatorit Eugert Hoxha të A2 CNN gjatë ushtrimit të detyrës në terren. AGSH e konsideron të papranueshëm përdorimin e forcës ndaj gazetarëve dhe kërkon shpjegime të menjëhershme nga Policia e Shtetit, si dhe identifikimin e efektivëve përgjegjës.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit u “izoluan” në trotuar nga efektivët dhe më pas u shpërndanë drejt Urës së Dajtit.




Leave a Reply