Protesta ka mbërritur para Kryeministrisë. Një grup protestuesish, pas marshimit nga Ministria e Arsimit, është pozicionuar para godinës së qeverisë, ndërsa policia u bën thirrje që të mos godasin me llastiqe, raporton Euronews Albania. Disa protestues të maskuar po grumbullojnë gurë në bulevard, duke i gjuajtur herë pas here drejt Kryeministrisë e efektivëve.

Më herët te Ministria e Arsimit, molotovët shpërthyen në këmbët e efektivëve dhe poshtë autobotit të ujit, duke shkaktuar flakë. Tani te ministria janë vetëm ekspertët e kriminalistikës që po mbledhin provat, pas tensioneve me hedhjen e molotovëve, djegien e koshave të mbeturinave dhe gjuajtjen me gurë ndaj forcave të policisë.