Situata është përshkallëzuar në Rrugën e Durrësit në Tiranë, ku protestuesit kanë gjuajtur me llastiqe kundër efektivëve të Policisë së Shtetit. Uniformat blu u kanë bërë thirrje qytetarëve të protestojnë në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërhyjnë: “Protestoni paqësisht, përndryshe do veprojmë”.
Ndërkohë, tensionet janë thelluar edhe brenda protestës: studentët i kanë penguar deputetët e PD-së t’i afrohen turmës së studentëve para Ministrisë së Arsimit, me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, duke kërkuar largimin e tyre nga tubimi. Protestuesit u kanë vënë flakën edhe disa koshave të mbeturinave, ndërsa mbanin në dorë tymuese. Pranë Ministrisë së Arsimit qëndrojnë në gadishmëri dy makina ujëhedhëse.




Leave a Reply