Ka nisur marshimi i protestuesve nga selia e Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë në Tiranë. Në krye të marshimit janë deputetët demokratë Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj dhe përfaqësues të tjerë të opozitës, të ndjekur nga mbështetës të PD-së.
Ndërkohë, një tjetër protestë është thirrur nga studentët përpara Ministrisë së Arsimit, në ditën e 19-të të revoltës studentore. Dy tubimet zhvillohen në kuadër të protestës kombëtare të sotme — PD-ja kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa studentët kanë njoftuar se në orën 14:00 do ta vijojnë protestën përpara Kryeministrisë.




Leave a Reply