Një zjarr i përmasave të mëdha ra gjatë natës në Gjirokastër, duke përfshirë magazinat në ambientet e ish-NPA-së.

Si pasojë, energjia elektrike u ndërpre për rreth 30 minuta në gjysmën e qytetit, para se furnizimi të rikthehej në normalitet. Zjarrfikësit arritën ta vënë flakën nën kontroll.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

Burimi: Top Channel