Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës mbahet nesër, më 1 nëntor, ndërsa sot votojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm në vendbanimet e tyre.
Në raundin e parë, të mbajtur më 18 tetor, më së shumti vota morën kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe të AKI-së, ndërsa pjesëmarrja ishte 46,56 për qind — 7.565 votues nga 16.256 me të drejtë vote.
Zgjedhjet e parakohshme u organizuan pasi kryetari i atëhershëm i komunës, Jovica Ilievski, ndërroi jetë papritur.
Burimi: TV21



