Kosova do të përfitojë një grant shtesë prej 6.8 milionë dollarësh nga Banka Botërore për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit të shëndetësisë, sipas njoftimit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, më 30 tetor 2026.
Marrëveshja për financimin shtesë të projektit KOMPAS u nënshkrua në takimin e ministrit Vitia dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, me përfaqësuesen e Bankës Botërore, Carole Megevand. Fondet do të orientohen në tri fusha kryesore: digjitalizimin e sistemit shëndetësor, forcimin e kapaciteteve të shëndetit publik dhe modernizimin e shërbimeve shëndetësore.




Leave a Reply