Kryetarja e Parlamentit dhe presidentja në detyrë e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se zgjedhjet presidenciale do të shpallen sipas Kushtetutës deri më 27 dhjetor. Ajo e bëri deklaratën në konferencë shtypi në ndërtesën e Presidencës në Beograd, më 30 tetor.
Bërnabiq tha se nëse institucionet formohen shpejt, dikush tjetër do të marrë detyrën e presidentit në detyrë. Ajo kërkoi formim të shpejtë të institucioneve nga fituesit e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit, Lista e Studentëve, që të marrin përgjegjësinë për qeverisjen.
Ajo u bëri thirrje autoriteteve të reja të respektojnë Kushtetutën, të formojnë sa më shpejt organet qeveritare dhe pastaj të bëjnë zëvendësime sipas ligjit. Bërnabiq dënoi gjithashtu ngjarjet që prej natës së zgjedhjeve të 25 tetorit, duke thënë se askush nuk ka të drejtë të terrorizojë dhe ngacmojë njerëzit në këtë vend.
Burimi: Vijesti



