Polonia po përballet me një krizë të thellë politike dhe institucionale, pasi presidenti Karol Nawrocki ktheu avionin me të cilin po udhëtonte drejt Senegalit, të premten në mbrëmje.

Nawrocki kishte nisur një vizitë pune 30 tetor – 1 nëntor me ftesë të presidentit senegalez Bassirou Diomaye Faye, por avioni ndryshoi drejtim mbi Spanjën pasi presidenti u informua se policia kishte hyrë në ambientet e Gjykatës Kushtetuese në Varshavë. “Në një moment të tillë, Presidenti duhet të jetë në Poloni. Po ndërpres fluturimin drejt Senegalit. Po kthehem”, shkroi Nawrocki në platformën X. Të premten, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bogdan Święczkowski, u pezullua nga detyra — një veprim që vetë Gjykata e cilësoi si “grusht shteti”, ndërsa kryeministri Donald Tusk e mbrojti si hap të domosdoshëm për rikthimin e sundimit të ligjit.