Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimin e protestës së studentëve dhe reagimin e Policisë së Shtetit, duke e cilësuar dhunën gjatë protestës si të paprecedentë dhe përtej çdo parashikimi.

I ftuar në News24, Hoxha tha se gjatë 16 ditëve të protestës protestuesit nuk përdorën armë, dhe hodhi poshtë pretendimin e kryeministrit Rama për përfshirje të krimit të organizuar: “Krimi i organizuar nuk sulmon me gurë”. Sipas tij, brenda Policisë së Shtetit ka pasur kundërshti për mënyrën e menaxhimit të protestave, madje raste kur njësi të caktuara nuk u janë përgjigjur thirrjeve, ndërsa komunikimet në radio gjatë operacioneve janë të regjistruara. Ai pohoi gjithashtu se mes personave të ndaluar në sheshin “Skënderbej” kishte edhe turistë. Të gjitha këto janë deklarata të Hoxhës në intervistat e tij televizive.