Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar paragrafin 3 të nenit 17 të Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2023, i cili kushtëzonte kthimin e patentë-shoferit me përfundimin e masës së ndalimit të vozitjes. Sipas vendimit, Policia mund ta mbajë përkohësisht dokumentin jo më shumë se tetë ditë, edhe nëse masa e ndalimit zgjat tre, gjashtë apo dymbëdhjetë muaj.
Vendimi u mor pas padisë së 28 qytetarëve kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, ndërsa kërkesa për shfuqizimin e paragrafëve 1 dhe 2 u refuzua si e pabazuar.
Burimi: Sinjali



