Pensionistët në Maqedoninë e Veriut po marrin pensionet e tetorit para kohe. Dy banka i paguan ato që dje, më 29 tetor, ndërsa sot pagesa vijon edhe përmes gjashtë bankave të tjera në vend.
Sipas njoftimit, pensionet e tetorit paguhen sot përmes Stopanska Banka Shkup, Halkbank, Komercijalna Banka, TTK Banka dhe Centralna Kooperativna Banka, pas pagesës së djeshme nga ALTA Banka Bitola dhe Silk Road Banka. Pagesa e rregullt pritet të nisë më 2 nëntor, pasi 1 nëntori bie të dielën.
Burimi: Pari.com.mk



