Një 62-vjeçar u sulmua dhe u plagos me thikë të enjten rreth orës 13:20 në Tetovë, pranë një qendre tregtare në rrugën “Marshall Tito”. Policia e trafikut, që po kryente aktivitete të rregullta në zonë, vërejti sulmin fizik ndaj të moshuarit nga dy persona, njëri prej të cilëve përdori një mjet të mprehtë.

Policët ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe privuan nga liria një 17-vjeçar nga Tetova. Personi i dytë, gjithashtu nga Tetova, u largua nga vendi dhe po kërkohet për sqarimin e plotë të rastit.

I plagosuri, M.Sh., 62 vjeç, nga fshati Odri i Tetovës, u transportua me autoambulancë në Qendrën Urgjente të Spitalit Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Policia po ndërmerr masa për gjetjen e personit të dytë dhe për dokumentimin e rrethanave të sulmit.

Burimi: Tetovo Info