Policia e Strumicës ngriti kallëzim penal ndaj një kompanie nga fshati Borisovë, në komunën Novo Sellë, dhe drejtuesit të saj, V.K. Gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm u konstatua mungesa e 7.813,49 kilogramëve lule të thata kanabisi mjekësor.

Për sasinë e munguar kompania nuk kishte asnjë mbulim apo evidencë ligjore. Kontrollin e kryen policia e Strumicës bashkë me komisionin pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

U konstatuan edhe lëshime serioze në dokumentacionin e detyrueshëm, përfshirë parregullsi me personelin e objektit. Vepra lidhet me nenin 95-v të Ligjit për Kontrollin e Drogave Narkotike dhe Substancave Psikotrope.

Burimi: Portalb.mk