Pasaporta e Maqedonisë së Veriut renditet e 64-ta në botë, me 114 destinacione të arritshme pa vizë ose me procedura të thjeshtuara hyrjeje dhe një mbulim prej 57,6%, sipas të dhënave të 18 tetorit 2026 të përditësuara nga platforma Passport Reports, që analizon pasaportat e 199 vendeve.
Në rajon, Serbia renditet e 59-ta, Mali i Zi i 65-ti, Shqipëria e 79-ta dhe Kosova e 93-ta, ndërsa në listën evropiane pasaporta e Maqedonisë është e 39-ta nga 47 vende. Qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa vizë në Shqipëri dhe Serbi, si dhe në të gjitha 29 vendet e zonës Shengen. Në një listë të veçantë të mikpritjes, Maqedonia renditet e 89-ta nga 199 vende.
Burimi: Zhurnal



