Shfaqja malazeze “Warm”, e bazuar në veprën e fituesit të çmimit Nobel për letërsi, Jon Fosse, është ftuar në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit “Interferences” në Cluj-Napoca të Rumanisë.

Festivali, në edicionin e tij të 10-të bienal, mbahet nga 10 deri më 22 nëntor dhe organizohet nga Teatri Kombëtar Hungarez i Cluj-it. Regjia e “Warm” mban firmën e Philip Greenwald nga Beogradi, ndërsa bëhet fjalë për bashkëpunimin e parë mes teatrove të pavarura LOFT nga Budva dhe “Treći prostor” nga Podgorica.

Shfaqja u dha premierë në qershor 2025 në studion Dream-Dram në Budva dhe është luajtur më pas në festivalin Grad Teatar Budva 2025 si dhe në Showcase-in e Teatrit Malazez. Ajo luhet në gjuhën malazeze nga tre artistë që u larguan nga Rusia në vitin 2022 dhe themeluan LOFT-in në Budva; producent është Danilo Milatović.

Burimi: Vijesti