Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka uruar Listën Studentore për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi. Në një postim në platformën X, ajo shkroi se qytetarët serbë treguan pjekuri demokratike përmes transferimit paqësor të pushtetit politik.
Në zgjedhjet e së dielës fitoi Lista Studentore opozitare, ndërsa Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen e partisë së tij, SNS, edhe para shpalljes së rezultateve. Sipas projeksioneve, Lista Studentore pritet të fitojë 138 deri në 140 nga 250 mandatet parlamentare, ndërsa lista e Vuçiqit 103 deri në 105 mandate.
Burimi: Zhurnal



