Tetë persona u privuan nga liria në Shkup më 23 dhe 24 tetor, pasi policia u gjeti dhe sekuestroi substanca narkotike. Shtatë janë nga Shkupi, të moshës 20 deri në 28 vjeç, ndërsa njëri është shtetas 31-vjeçar i Turqisë.
Arrestimet u bënë në lokacione të ndryshme në Shkup nga policë të SPB Shkup. U sekuestruan substancë pluhurore e bardhë, lëndë kokërrzore e bardhë, tableta, marihuanë dhe një peshore digjitale.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi parashtresat përkatëse.
Burimi: Portalb.mk



