Kryetari i Komunës Qendër të Shkupit, Goran Gerasimovski, thotë se krahas banesave në zonën e ish-fabrikës “Treska” duhet të realizohet edhe parku i planifikuar. Investitorët kanë detyrim ta ndërtojnë parkun, sipas kushteve të miratuara nga Këshilli i Komunës.

Ai pranon se ka pengesa dhe mosmarrëveshje mes investitorëve dhe një pjese të banorëve, por shpreh bindjen se pjesa më e madhe e parkut do të realizohet.

Sipas tij, zhvillimi urban duhet të shoqërohet me hapësira të gjelbra dhe publike, në shërbim të qytetarëve.

Burimi: Zhurnal.mk