Kongresmeni demokrat amerikan Jim McGovern ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë t’i japë fund dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet i shqetësuar për përshkallëzimin e protestave, duke theksuar se njerëzit dalin në rrugë kur qeveria nuk u përgjigjet nevojave të tyre.

Ai kujton se e drejta për të protestuar paqësisht mbrohet nga e drejta ndërkombëtare.

Kongresmeni u bën thirrje autoriteteve të dëgjojnë aspiratat e popullit, të garantojnë sundimin e ligjit dhe t’i japin fund dhunës ndaj protestuesve.

Burimi: Report TV