Numri i qytetarëve të mbledhur përballë Kryeministrisë është shtuar; situata paraqitet e qetë, pa incidente apo përplasje me policinë.
Para godinës është vendosur një kordon me efektivë policie; qytetarët nuk kanë shfaqur asnjë tension ndaj uniformave blu.
Studentët vijojnë organizimin për protestën kombëtare të paralajmëruar për nesër, e shtunë 24 tetor, në kryeqytet; me protestën janë solidarizuar pedagogë, mjekë, mësues dhe sindikata e biznesit të vogël.
Orari i nesërm: pedagogët mblidhen në orën 10:00 pranë Universitetit Politeknik; në 12:00 Partia Demokratike u ka bërë thirrje aktivistëve dhe forumeve të saj të dalin në krah të studentëve; në 14:00 është njoftuar bashkimi i grupeve të studentëve në protestën përpara Kryeministrisë.
Pritet pjesëmarrje edhe e studentëve të rretheve, të cilët janë solidarizuar me protestën në Tiranë dhe nesër pritet të udhëtojnë drejt kryeqytetit.
Burimi: Report TV




Leave a Reply