Një 24-vjeçare nga Shkupi denoncoi se dy persona e mashtruan për 117.000 denarë, duke i premtuar ndihmë për blerjen dhe privatizimin e tokës shtetërore që përdorte familja e saj.

Sipas denoncimit, njëri prej tyre u prezantua si i punësuar në Kadastër, ndërsa ajo pagoi shumën në disa këste. Kur u interesua pranë institucionit, i thanë se personi në fjalë nuk punon atje prej më shumë se dy vjetësh.

Policia po heton rastin për zbardhjen e plotë të skemës së mashtrimit.

Burimi: Makfax