Mbrëmë rreth orës 20:45, në kryqëzimin e rrugëve “Marshall Tito” dhe “Leninova” në Vinica u përplasën dy automjete “Audi” me targa të Vinicës. Si pasojë u lënduan katër persona, njëri prej tyre rëndë — J.P., 58 vjeç, pasagjer në njërën prej veturave.

Shoferi i njërës prej veturave, P.P., 24 vjeç, nga Leski, u largua nga vendngjarja pas përplasjes, por policia e gjeti dhe e privoi nga liria. Në gjakun e tij u matën 1,82 promila alkool.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal.

Burimi: Makfax