Sekretariati i Etikës në Kuvend, i cili u mblodh sot, ka pranuar kërkesën e deputetëve të PS-së, duke përjashtuar me 60 ditë nga punimet e seancave plenare Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Edi Palokën, Fidel Krekën, Luçiano Boçin dhe Besart Xhaferrin.
Ndërkohë, për 14 deputetët e tjerë demokratë, Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi, nuk u mor masë përjashtimi, por vetëm iu tërhoq vëmendje.
Kujtojmë se kërkesa e PS-së erdhi pas trazirave të shkaktuara dje në Kuvend: bllokimi i foltores, ofendimet dhe hedhja e sendeve në drejtim të deputetëve të mazhorancës nga deputetët e PD-së.
Sipas kërkesës së PS-së, Flamur Noka sulmoi fizikisht kryeparlamentarin Niko Peleshi dhe kreun e Grupit të PS, Taulant Balla, ndërsa deputeti demokrat Fidel Kreka sulmoi me bllokun e votimit ish-ministrin Ervin Hoxha.
Burimi: Top Channel, 23.10.2026.




Leave a Reply