Afati për dekretim ose kthim të Ligjit për Specialen përfundon sot, të premten më 23 tetor, ka sqaruar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Sipas tij, nëse presidentja nuk merr vendim brenda afatit, ligji konsiderohet i shpallur edhe pa dekret dhe hyn në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Në rast kthimi, Kuvendi mund ta miratojë sërish ligjin me shumicën e të gjithë deputetëve — së paku 61 vota — duke e përmbysur veton pezulluese.

E drejta e kthimit duhet të ushtrohet brenda afatit 8-ditor nga pranimi i ligjit dhe mund të përdoret vetëm një herë për të njëjtin ligj. Në të kaluarën ka pasur të paktën tetë raste të kthimit të ligjeve: katër nga Jahjaga, dy nga Thaçi dhe dy nga Osmani.

Burimi: Gazeta Express