Komisioni Evropian i ka kërkuar Serbisë të përmbahet nga retorika nxitëse ndaj Kosovës dhe të ndërmarrë hapa konkretë për arrestimin e personave të dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë, në përgjigje për Euronews Albania. Brukseli shprehu shqetësim edhe për pjesëmarrjen e Milan Radoiçiqit në një tubim elektoral të SNS-së dhe theksoi se vlerëson vazhdimisht nëse Serbia i përmbush kushtet, përfshirë dialogun Beograd–Prishtinë, për mbështetjen financiare të BE-së.

Burimi: gazetaexpress.com