Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë shpalli më 20 tetor aktgjykim dënues ndaj A.P. dhe G.H. për blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar narkotikësh. A.P. u dënua me katër vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë, ndërsa G.H. me dy vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë. Gjykata urdhëroi konfiskimin e 10 paketimeve me kokainë, të një këllëfi arme dhe të qeseve për paketimin e marihuanës. Vendimi nuk është i formës së prerë dhe mund të apelohet.
Burimi: Drenica Press




Leave a Reply