Thirrja e kryeministrit Edi Rama për dialog, pas shtatë ditësh protestash të shoqëruara me përplasje dhe akte dhune, është kundërshtuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili e ka krahasuar Ramën me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

“Rama si Lukashenko! Diktatorët janë njësoj!”, shkruan Bardhi në një reagim në rrjete sociale.

Sipas deputetit demokrat, ftesat për dialog të Ramës nuk kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve, por fitimin e kohës.

Në reagimin e tij Bardhi hedh gjithashtu akuza për vjedhje zgjedhjesh, dhunë dhe kërcënime, duke pretenduar se Rama dhe Lukashenko veprojnë njësoj, por edhe fundin e kanë të njëjtë.

Burimi: Shqiptarja.com