Nga mesnata hynë në fuqi çmimet e reja me pakicë të karburanteve, sipas vendimit të Komisionit Rregullator.

Eurosuper BS-95 ulet për 2,5 denarë dhe do të shitet 96 denarë për litër, ndërsa BS-98 do të kushtojë 98 denarë. Në kahun tjetër, dizeli shtrenjtohet për 2 denarë dhe arrin 99 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri shtrenjtohet po 2 denarë, në 110,5 denarë për litër.

Mazuti M-1 rritet në 53,579 denarë për kilogram, me rritje mesatare të çmimeve të derivateve prej 0,49 përqind krahasuar me vendimin e 13 tetorit. Kryeministri Mickoski tha se negociatat me OKTA-n po vazhdojnë për një zbritje shtesë të dizelit prej të paktën 2 denarësh, dhe këmbënguli se çmimet e karburanteve në Maqedoni janë më të ulëtat në rajon, duke premtuar se nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike këtë vit.

Burimi: TV21