Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar episode të tjera dhune ndaj gazetarëve gjatë protestave të mbrëmjes së 19 tetorit, duke kërkuar hetim dhe masa ndëshkuese ndaj efektivëve përgjegjës.

Përveç gazetarit Armand Bajrami, i goditur në shpatull me plumb gome, raportohet se është goditur edhe një operator i Tv Klan, ndërsa gazetari Julian Hoxhaj është tërhequr zvarrë nga policia, dhe Elkeri Bushkolaj ka patur incidente në raportim.

Burimi: report.al