Parlamenti i Malit të Zi miratoi javën e kaluar një ligj për mbrojtjen e vendeve historike, hap që synon t’i përgjigjet kërkesës së Kroacisë për ruajtjen e pllakës përkujtimore të viktimave kroate të kampit të Morinjit nga luftërat e viteve ’90.

Zagrebi u ka shpërndarë vendeve të BE-së një listë me tetë pika me kërkesa që duhen zgjidhur para se Podgorica të përmbyllë bisedimet e anëtarësimit, objektiv të cilin ajo synon ta arrijë në vitin 2028.

Burimi: Euronews Albania